Kërcënoi me armë policët, arrestohet 26-vjeçari në Korçë/Foto - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënoi me armë policët, arrestohet 26-vjeçari në Korçë/Foto

    Insajderi
    18 September 2025 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 26-vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

    Por teksa blutë shkuan për ta prangosur, i riu me precedent penal dhe person me rrezikshmëri të lartë, kërcënoi me jetë punonjësit e policisë.

    Policia kishte shkuar ta arrestonte në shtëpi për shkak se kishte marrë informacion pasi Lipe posedonte një armë pa leje.

    Ai kundërshtoi të hapte derën dhe kërcënoi me jetë efektivët.

    Pas thirrjeve të përsëritura nga uniformat blu dhe ndërhyrjes profesionale nga efektivët, i riu u arrit që të neutralizohej dhe arrestohej.

    Renato Lipe është person me rrezikshmëri dhe ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark