Një burrë është arrestuar dje, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vrasje një burrë në Komoran.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti (përmes telefoni) ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar, i cili kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij.”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.