Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gllogoc nën dyshimin se ka kanosur zyrtarët policorë.
Sipas raportit 24-orësh, pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit kujdetar është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.