×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    ‘Kërcënon’ presidenti i Tiranës: Të kenë kujdes, njerëzit vriten për 5 mijë lekë

    Insajderi
    02 December 2024 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akuza të ashpra të presidentit të Tiranës, Refik Halili për gjykimin në derbin e kryeqytetit kundër Partizanit. Në përfundim të takimit, numri 1 i klubit bardheblu, deklaroi:

    “Nuk kam qejf të flas për arbitrat por më bën përshtypje që si ka mundësi që ne na ndjekin njerëz të cilët ishin në VAR në Elbasan, përsëri ishin sot, nuk kishin çfarë bënin me penalltinë. Unë e kam me atë skemën fantastike që bëjnë ata: meqë merrem me ndërtim, shikoni çfarë bëhet me atë vijë, ku poshtë është një metër e 60, atje lart është një metër. Kështu që kjo duhet të rregullohet, duhet të ndërhyje federata. Kam vite që nuk flas për arbitrat, është një turp e masakër që ia bëjnë me dashje klubit tonë. Unë nuk do t’i lejoj personalisht, me gjithë stafin tim, me gjithë tifozët, do na gjeni të dera shtëpisë secilit për çdo gjë.

    Kjo është në dorë të drejtuesve të federatës, që nga presidenti Duka, të vendosë njerëzit e duhur, shkojnë e çojnë po këto njerëz që drejtojnë emisionet e thonë ishte apo nuk ishte faull, është e turpshme. Të vendosin njerëz që e meritojnë e jo të lëvizin me investimet e çdo klubi se nuk është mirë. Sot po e them keq fare, njerëzit po vriten për 5 mijë lekë të vjetra, njerëzit në federatë luajnë me miliona euro që ne humbasim në vit, ata luajnë me gjakun tonë. Ka sosur durimi, duhet të kenë kujdes. Kemi arbitrat më të mirët që kemi në Ballkan, kur duan të arbitrojnë. Unë them që ata duan të arbitrojnë, por nuk i lejojnë të arbitrojnë, duke futur edhe VAR-in brenda. Udhëzohen që të mos bëjnë atë që duhet të bëjnë, unë këtë e kam vërejtje të fortë dhe e kam përballë me mediet. Ku që bëni intervista, nëse nuk e nxirrni, turpi është për ju. Edhe ju jeni palë me ata, ju uroj të mirat”, tha ndër të tjera Halili.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark