×
  • Lajme
  • Analiza

    Kërcënonte Dritan Abazoviçin dhe Demë Elshanin – Kjo është historia e djalit të Naser Kelmendit

    Insajderi
    13 July 2022 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elvis Kelmendi është emër i njohur për publikun e Kosovës. Jo vetëm si djali i Naser Kelmendit, biznesmenit të akuzuar për trafikim të drogës, krim të organizuar e vepra tjera penale, por edhe për përballje me drejtësinë për vepra të ndyrshme dhe kërcënime me vrasje. Para tri vitesh Elvis Kelmendi, përmes videove në rrjetet sociale kërcënonte Demë Elshanin se do ta vriste. Historia e hasmërisë mes dy familjeve; Kelmendi e Elshani nga Peja, është mbi 20 vjeçare, si pasojë e së cilës janë vrarë 23 persona. Gazeta Insajderi sjell profilin e djalit problematik të Kelemendit që përfundiu të marten në duart e policisë boshnjake

    Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit është arrestuar të marten, nga Njësitë Speciale të Bosnje Hercegovinës.

    Arrestimi i Elvis Kelmendit, erdhi pas hetimeve të prokurorisë për krim të organizuar, lidhur me kontrabandën ndërkombëtare dhe trafikun e sasive të mëdha të drogës, si dhe për vepra të tjera penale.

    Bashkë me Elvis Kelmendi, policia të marten arrestoi edhe disa persona të grupit të tij, sipas mediave në Bosnje. Aksioni i madh i Policisë ka qenë i mbikëqyrur nga Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës me urdhër të gjykatës shtetërore.

    Sipas provave të mbledhura, prokuroria njoftoi se të arrestuarit vepronin si grup i organizuar kriminal, me role dhe detyra të ndara. Dyshohet se grupi kontrabandonte dhe shiste sasi të mëdha të drogave në Sarajevë dhe qytete të tjera për një periudhë të gjatë kohore.

    Sipas mediave atje, po ashtu, në kuadër të hetimeve, po hetohen edhe lëvizjet e parave të fituara me veprimtari të paligjshme, si dhe format e veprimtarisë korruptive të të dyshuarve.

    Elvisi është djali i madh i Naserit, i cili së bashku me vëllezërit e tij Liridon dhe Besnikun, ishin future në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kohën e presidentit amerikan, Barack Obama, si trafikantë të drogës. 

    Historia e familjes Kelmendi është e lidhur me raportime për vrasje, drogë e krime të tjera.

    Por kush është Elvis Kelmendi?

    Gazeta Insajderi, sjell profilin e pejanit i cili për vite me radhe ka probleme me ligjin në Kosovë dhe vende të tjera.

    Elvis Kelmendi, ishte ishte shfaqur në publik në vitin 2019, ku përmes një video inçizimi kërcënonte Demë Elshanin, me familjen e të cilit janë në hasmëri për me shumë se 20 vite.

    Në videon të publikuar pwr tw cilwn pati raportuar Gazeta Insajderi, Elvis Kelmendi pati kërcënuar dhe fyer rëndë Demë Elshanin. Kelmendi ka shkruar se do t’i vjerr kryet në qendër të Pejës.

    “Veq ket del aj prej bire të minit se ko mija vjerr kryt midis Peje”, shkruante Elvis Kelmendi.

    Përveç këtij kërcënimi, ai përmes një video tregon vendodhjen e tij, duke i kërkuar edhe Demë Elshanit që edhe ai ta bëjë publike vendodhjen.

    “Unë dal në 5 në 6 në saba, ju skeni… me dal, unë dal vet ju jeni mshef, me jau dhanë Pejën ju smuni me dal. Kallxom ku je bënë një video o Dem Elshani kallxom ku je jo në Bern po ku do që je unë vi..vec vet ju vi”, thotë Kelmendi në video.

    Ai paralajmëronte Elshanin se “keni me pas ket ver te nxet skam me jau lon venin ven kerka”.

    “O Dem… tkom thon ti ski kapacitet sa per ty qe vjen kom me rnu edhe 100 vjet Edhe ju qe pom leni komente shokt e tina e …. e tina a i ka ru komt aj … bre robt kam me jau qi rend, keni me pas ket ver te nxet skam me jau lon venin ven kerka”, shkruan Elvis Kelmendi në një postim që ka bërë në Facebook.

    Elvis Kelmendi nuk ishte ndalur me kaq.

    Një ditë pasi e kishte paralajmëroi Demë Elshanin për vrasje, publikoi edhe videon tjetër përmes së cilës i kërkonte familjes Elshani që t’i dërgonte “vrasësit me pagesë” në termine të caktuara.

    Ai madje porosiste ata që të mos i bëjnë atentat kur ndodhet me vajzën e tij.

    Kërcënimi i Dritan Abazoviçit – Aludohej në Elvis Kelmendin

    Edhe në nëntor të vitit 2020, është raportuar edhe për një kërcënim tjetër.

    Kësaj radhe kërcënimi ishte ndaj kreut të lëvizjes qytetare ‘Ura’ në Mal të Zi, të Dritan Abazoviqit. Abazovic sot është kryeministër i Malit të Zi.

    Në një reagim zyrtar aludohej se kërcënimi ndaj Abzaoviç kishte qenë nga djali i Naser Kelmendit, Elvisi.

    Krerët e lëvizjes qytetare ‘Ura’ në Mal të Zi, të Dritan Abazoviqit, kanë bërë të ditur se disponojnë informacione sipas të cilave një klan kriminal rajonal synon të rrezikojë jetën e liderit të tyre dhe të familjes së tij.

    Drejtuesit e këtij koalicioni që përcaktoi fituesin në zgjedhjet e fundit parlamentare, kanë thënë se nëse i ndodhë diçka përgjegjësinë për këtë do ta mbajë drejtori i policisë malazeze dhe udhëheqësit e sektorëve të sigurisë.

    Kurse e përditshmja malazez “Dan” duke u thirrë në burime nga partia e Abazoviqit, shkruan se ai është kërcënuar nga një pjesëtar i “klanit të Naser Kelmendit” i cili gjendet në burg në Kosovë.

    Sipas kësaj gazete, bëhet fjalë për person i cili ka shtetësi malazeze, por jeton në Kosovë.

    Elvis Kelmendi u dënua për tentimvrasjen e të riut boshnjak

    Elvis Kelmendi ishte shpallur fajtor nga drejtësia kosovare për vrasje në tentativë të një të riu boshnjak. Ai kishte provuar ta vriste Elvis Hoxhiqin në nëntor të 2010 në Sarajevë duke shtënë të paktën shtatë herë në drejtim të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rasti kishte ndodhur me 9 nëntor 2010 në kafe-barin “Band” që gjendet në rrugën Ismet Mujezinoviq” në Sarajevë rreth orës 23 e 50.

    Sipas aktakuzës, Elvis Kelmendi kishte shtënë në Hoxhiqin me armë “Glock” kalibër 9.19 milimetra duke i shkaktuar lëndime trupore e duke ia rrezikuar jetën.

    “Derisa po kryente veprën i pandehuri ka vepruar pamëshirshëm dhe dhunshëm dhe me qëllim ka rrezikuar jetën e më shumë se një personi – aty ishin më shumë se 10 persona të pranishëm në kafe bar” – thuhej në aktakuzë.

    Kelemndi e pati pranuar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

    Aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur pa praninë e Kelmendit në gjykatë.

    Elvisi kërkohej nga Interpoli derisa autoritetet kosovare e patën arrestuar atë. Pasi Bosnja nuk kishte kërkuar ekstradim në rrugë zyrtare, ishte liruar. Menjëherë ishte arrestuar nga EULEX-i për të hapur një hetim i cili ka rezultuar me dënimin e tij me burg.

    Përveç kësaj, presidenti amerikan, Barack Obama ka vënë në listën e zezë si trafikantë të drogës, për pos Naser Kelmendin, si narkobos, edhe djemtë e tij – Besnikun, Elvisin, Liridonin dhe vajzën e tij Donata Kelmendin.

    Djali i madh i Naser Kelmendit që të marten përfundoi në prangat e policisë së Bosnjës, edhe në vitin 2017 ishte arrestuar.

    Kësaj radhe nga policia në Serbi.

    Ai ishte raportuar për veprat penale dhunë në familje dhe armë pa leje. Elvisi ishte denoncua në polici nga e dashura e tij.

    Elvisi kërkohej nga Policia e Kosovës edhe për falsifikim e lëndim trupor

    Në nëntor të vitit të kalaur Elvis Kelmendi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës.

    Tashmë edhe për dy vepra tjera penale.

    Dyshohej për veprat penale mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe lëndim i rëndë trupor, shkruan Gazeta Insajderi.

    “I pandehuri është i kërkuar për veprat penale mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe lëndim i rëndë trupor. Ai është i lindur me 03.05.1978 në Pejë”, thuhej në kërkesën e policisë. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark