Një vrasje ka ndodhur sot në Prishtinë në rrugën “Ismet Krasniqi”.
Dyshohet se një grua me armë zjarri ka qëlluar për vdekje kunatin e saj brenda shtëpisë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti ka thënë se vrasësi është dorëzuar në polici dhe e ka dorëzuar armën në Stacionin Policor në Dragodan.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.