Futbolli i Kosovës kurrqysh të bëhet rehat.
Para disa ditësh ndodhi një incident mes futbollistëve të ligës së dytë Deçani dhe Prizreni, e tash grushti ka kërcitur sërish.
Përleshja ka ndodhur në ndeshjen e grupmoshave të reja U19, në mes të Gjilanit dhe Fushë Kosovës.
Klankosova.tv merr vesh se si pasojë e kësaj rrahje pesë futbollistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Bëhet e ditur se palët e përfshira janë dërguar në stacion policor për intervistim.