Kërceu me veturë nga ura nën ndikimin e alkoolit, përfundoi mbi një kamion që ishte në lëvizje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Kërceu me veturë nga ura nën ndikimin e alkoolit, përfundoi mbi një kamion që ishte në lëvizje

    Insajderi
    20 January 2022 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shofer që ishte nën ndikimin e alkoolit në Michigan, ka realizuar një “akrobacion” ngjashëm me ato të filmave të Hollywood-it, ku me veturën e tij kërceu nga ura dhe përfundoi gati mbi një kamion me rimorkio që ishte në lëvizje.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë 14 janarit, kur një 25-vjeç me veturën e tij Chevrolet Impala, “fluturoi” nga një urë për të përfunduar gati mbi një kamion dhe më pas në një zonë me plotë borë.

    Sipas policisë amerikane i riu që ngiste veturën me shpejtësi të madhe në rrugët e mbuluara me borë, ishte nën ndikimin e alkoolit dhe as që kishte menduar se mund ta pësojë.

    Megjithatë ishin kalimtarët e rastit që vrapuan për ta ndihmuar 25-vjeçarin, përfshirë këtu Dante Johnson i cili tha për ABC 7 se “të gjithë vendosën të dalin jashtë për ta ndihmuar të riun”.

    Mediat amerikane raportojnë se ai ka pësuar lëndime trupore, por se i ka shpëtuar më të keqes (vdekjes), duke marrë parasysh aksidentin e frikshëm që u filmuar nga kamerat e sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark