Kërkesa e FMN-së shkakton revoltë tek veteranët e UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e FMN-së shkakton revoltë tek veteranët e UÇK-së

    Insajderi
    15 April 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë se nuk guxon të ndodhë zvogëlimi i pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së.

    Jashari  e ka quajtur plotësisht të gabuar kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për zvogëlimin e pensioneve të veteranëve.

    Jashari në një intervistë për ‘Epokën e re’, tha se nëse insistohet të ndryshohet ligji apo të preken pensionet e veteranëve, do të shkaktohen probleme të mëdha.

    Sipas tij, marrja e vendimeve të tilla do t’i revoltojë veteranët dhe do t’i fryjë destabilitetit në vend.

    Jashari u kA bërë thirrje institucioneve të vendit të jenë të kujdesshme në këtë drejtim. (Epoka e Re)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark