×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e Kurtit për heqjen e masave, Haliti: Ai e di që masat nuk hiqen me lutje, nuk do të ketë lëvizje pozitive

    Insajderi
    26 October 2024 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndroi sot në Prishtinë, ku u prit në takim nga presidentja Osmani. Nga aty, ajo tha se duhet të punohet edhe më shumë që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës.

    Pas takimit me presidenten, presidentja e KE-së, takoi edhe kryeministrin Albin Kurti. Kurti ka bërë të ditur se ka theksuar rëndësinë e dorëzimit të pyetësorit për anëtarësim dhe heqjen e menjëhershme të masave të BE-së.

    Sa i përket kërkesës së kryeministrit Kurti për heqjen e masave të BE-së, deputeti Xhavit Haliti ka thënë se ai e din që ato masa nuk hiqen as me lutje dhe as me urdhëra.

    “Kërkesa e Kurtit për heqjen e masave, të cilën kërkesë e bëri publike, edhe pse ai mirë e dinë që ato nuk hiqen as me lutje por as me urdhëra. Për tu hequr masat (sanksionet) ndaj Kosoves është një proces i stermundimshëm. Secili Vend i BE veç e veç duhet të miratoj heqjen e masave e pastaj në emër të BE vendoset heqja e tyre. Pa i kry detyrimet që BE ia kërkon Kosovës nuk e besoj që do ketë lëvizje pozitive në ketë drejtim”, ka deklaruar Haliti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark