Kërkesa e përsëritur e Ramës ndaj Serbisë për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e përsëritur e Ramës ndaj Serbisë për Kosovën

    Insajderi
    13 October 2016 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 10 nëntor të vitit 2014, kur kryeministri Edi Rama kishte vizituar Serbinë, e kishte nervozuar homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, kur në një konferencë për media, kishte thënë se “Kosova është një shtet i pavarur dhe ky realitet nuk kthehet më pas”.

    Kjo deklaratë kishte bërë që Vuçiq të hiqte kufjet nga koka si shenjë proteste, duke mos dashur ta dëgjojë vazhdimin e deklaratës së Ramës.

    Gati dy vite më vonë, kur Rama është rikthyer në Serbi, në një samit që bashkon dy vendet me probleme mes vete, kërkesa është ripërsëritur.

    Veçse këtë herë, kryeministri shqiptar ka qenë më i qartë duke i kërkuar Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    Rama citohet të ketë thënë gjithashtu se Kosova është “një çështje të cilat nuk pajtohen Beogradi dhe Tirana por qëndrimi është se sa më shpejt Serbia e njeh Kosovën, aq më mirë do të jetë për të gjithë”.

    “Në të njëjtën kohë, është një proces të cilin e mbështesë plotësisht, dhe ky është dialogu si një instrument shumë i rëndësishëm që shërben si bazë për fuqi në të ardhmen”,  citohet të ketë thënë Rama, në një debat mbi marrëdhëniet me Serbisë dhe Shqipërisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark