Kërkesa e z. Thaçi duhet rishikuar, ka bazë dhe arsye për t’ju mundësuar vizitë Babait të sëmurë – Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Kërkesa e z. Thaçi duhet rishikuar, ka bazë dhe arsye për t’ju mundësuar vizitë Babait të sëmurë

    Insajderi
    07 February 2025 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan Ardian Bajraktari:

    Kjo çështje duhet të rishikohet nga ana e Gjykatës Speciale, ngase një kërkesë e tillë për lirim të përkohshëm, përkatësisht vizitë prindit të sëmurë të z. Thaçi ka bazë. Një gjë të tillë e mundëson Rregulla 56, paragrafi 3 e Rregullores së procedurës dhe provave e Dhomave të Specializuara.

    Sipas kësaj dispozite, theksohet se me kërkesë të një të paraburgosuri, ose proprio motu (d.m.th. pa kërkesë fare), paneli mund të urdhërojë lirimin e përkohshëm të të paraburgosurit, kur ky lirim përligjet prej arsyeve bindëse humanitare.

    Sëmundja e prindit, aq më tepër kur ai është në moshë relativisht të shtyrë, e bënë kërkesën absolutisht të arsyeshme dhe bindëse në aspektin humanitar, e cila rrjedhimisht duhet aprovuar në rastin konkret.

    Ndryshe do të ishte një standard i dyfishtë kur kihet parasysh fakti se kërkesa të tilla u janë aprovuar të paraburgosurve në raste të ngjashme.

    Prandaj, unë jam optimist se pas apelimit, kjo kërkesë do të rishikohet, duke u aprovuar kërkesa e z. Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark