Kërkesa e ZPS-së për ndalimin e vizitave të Thaçit, Gjykata ende pa vendim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e ZPS-së për ndalimin e vizitave të Thaçit, Gjykata ende pa vendim

    Insajderi
    15 August 2025 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që ish-presidentit Thaçi t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, mes tyre familjarë e miq. Gjykata Speciale i ka thënë Dukagjinit se kjo kërkesë është parashtruar në maj të këtij viti, por deri më tani nuk ka asnjë vendim publik nga ana e gjykatësit.Hashim Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë tre vëllezërit e tij.

    Kjo është kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë për shtimin e masave mbi takimet e Thaçit, një listë emrash në të cilën hyjnë edhe bashkëpunëtorë e miq të ngushtë.

    Gjykata Speciale ka konfirmuar për televizionin Dukagjini kërkesën e Prokurorisë, por ka thënë se akoma nuk ka një vendim publik.

    “Së pari, dua të theksoj se deri më tani nuk ka asnjë vendim publik nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake mbi këtë çështje. Në këtë pikë, siç u përmend, prokuroria ka kërkuar disa masa në një parashtresë të fundit dhe Mbrojtja ka dhënë qëndrimin e saj si përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë“- Angela Griep, Shefe e Zyrës për Media, DhSKGriep ka bërë të ditur se kërkesa nga ZPS-ja është parashtruar në muajin maj, dhe sipas saj, kërkon pezullimin e disa vizitave jo të privilegjuara për arsye që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e procedurave.

    Shefja e Zyrës për Media thotë se parashtresa nuk përmend asnjë emër.

    Ndërsa sa i përket bazës ligjore për kufizimet e vizitave tek një i paraburgosur, Griep ka theksuar se rregulla “56 e Rregullores së Procedurës dhe Provave parashikon se Paneli mund të vendosë mbimbi kushtet e paraburgimit dhe çështje të ndërlidhura me qëllim mbrojtjen e dëshmitarëve ose viktimave, informacionit konfidencial ose integritetit të procedurave, përfshirë vendosjen e kufizimeve të nevojshme dhe proporcionale mbi komunikimet e një personi të paraburgosur”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark