“Kërkesa jonë ka qenë të shpallet Hero i Kosovës”- Familjari i Ruzhdi Berishës kritikon Vjosa Osmanin pas ndarjes së medaljes presidenciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kërkesa jonë ka qenë të shpallet Hero i Kosovës”- Familjari i Ruzhdi Berishës kritikon Vjosa Osmanin pas ndarjes së medaljes presidenciale

    Insajderi
    18 February 2025 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kushtrim Berisha, familjar i heroit Ruzhdi Berisha, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani pasi e njëjta ka ndarë medaljen presidenciale të meritave për Ruzhdi Berishën.

    Berisha me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kërkesa e familjarëve ka qenë që Ruzhdi Berisha të shpallet Hero i Kosovës.

    Ne si famlijar, pa dashur të nënvlerësojmë këtë nderim, duhet të themi gjithashtu, se kërkesa ka qenë që Ruzhdi Berisha të shpallet Hero i Kosovës, ashtu siç në fakt e meriton. Medalje e meritave për një dëshmor mendojmë se nuk është në harmoni me statusin dhe kontributin e Tij. Medalje për merita që ke dhënë jetën!! Mund të jep njeriu më shumë se kaq?!

    Ruzhdi Berisha gjithë jetën e tij e kishte lidhur me lirinë e Kosovës.

    Liria e munguar me vite të tëra, kërkonte gjakun e bijëve të mirë të atdheut. Ruzhdi Berisha ishte i gatshëm gjithmonë për këtë sakrific. Dhe e bëri. Ai me gjas nuk ka nevojë për dekorata, ai është vet dekorat për brezat e ardhshem.

    Kosova, shteti ynë, vazhdon t’i ketë përpëlitjet e saj. Neve të gjallëve, shebulli i Ruzhdi Berishës sikurse edhe i të gjithë dëshmorëve tjerë, do duhej të na kthjellë, duhet të na fisnikrojë, që të punojmë për të mirën e vendit tonë, duke lënë anash ndasitë e hasmëritë.

    Duajeni Kosovën deri në dhembje, duajeni deri në vdekje”, thuhet në reagimin e familjarit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark