Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë bërë thirrje për një marrëveshje të menjëhershme të armëpushimit në Jemen, përmes së cilës do t’i jepej fund konfliktit.
“Është koha për zbatuar një armëpushim pa kushte të armëpushimit dhe pas kësaj të shkohet në tryezën e bisedimeve”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pas takimit me ministrin e jashtëm britanik, Boris Johnson dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Londër.
Kerry ka thënë se nëse opozita në Jemen pranon që të shkohet me armëpushim, pastaj i dërguari i posaçëm i OKB-së, Ould Cheikh Ahmed, do të punonte për detajet e kësaj marrëveshjeje.
Kerry ka thënë se ai, Johnson dhe Chekih Ahmend bëjnë thirrje për zbatimin e armëpushimit, sa më shpejt që është e mundur “që do të thotë ditën e hënë, ose të martë”.
OKB ka thënë se mbi 10 mijë civilë janë vrarë që prej se koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka nisur fushatën në mars të vitit 2015, për të mposhtur rebelët huthi dhe aleatët e tyre.