Kërkesat e Pesëshes presin përgjigje këtë javë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesat e Pesëshes presin përgjigje këtë javë

    Insajderi
    23 October 2023 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo javë shihet si afati kur Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë hapin kyç në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë emisarë të lartë perëndimorë.

    Kështu pohojnë burimet diplomatike në BE, por pa dhënë hollësi se cilat janë propozimet konkrete që u janë prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Megjithatë, thonë se “afati për t’u deklaruar nuk është i gjatë, është shumë i shkurtër, më së largu deri të enjten, kur në Bruksel takohen shefat e shteteve apo qeverive të BE-së në samitin e Këshillit Evropian”.

    Në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës u tha se “të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij”.

    As aty nuk u dhanë detaje se për çfarë plani bëhet fjalë.

    Sipas komunikatës, Kurti tha se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Kosovën është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit.

    Kjo javë shihet si afati kur Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë hapin kyç në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë emisarë të lartë perëndimorë.

    Kështu pohojnë burimet diplomatike në BE, por pa dhënë hollësi se cilat janë propozimet konkrete që u janë prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Megjithatë, thonë se “afati për t’u deklaruar nuk është i gjatë, është shumë i shkurtër, më së largu deri të enjten, kur në Bruksel takohen shefat e shteteve apo qeverive të BE-së në samitin e Këshillit Evropian”.

    Në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës u tha se “të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij”.

    As aty nuk u dhanë detaje se për çfarë plani bëhet fjalë.

    Sipas komunikatës, Kurti tha se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Kosovën është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark