Për të mësuar si do jetë parashikimi i motit, ose ku ndodhet restoranti më i afërt, mjafton të shkruash në twitter një emoji, pasi qw Google ka lansuar një kërkim përmes tyre.
Teksa “ciceron” ndërfutet imazhi i një ombrelle, apo një pice gjigante, sallate etj, duke i bërë tagg google (@google) për të marrë më pas një përgjigje, për parashikimin e motit, apo pizerinë pranë vendndodhjes tuaj.
Kompania e Mountain View nuk bën gjë tjetër veçse shpjegon me fjalë ikonën, dhe nisë kërkimin për shpjegimin e saj. Nga hamburger tek pema e vitit të ri, janë rreth 200 ikona, nga 1400 ekzistueset, qe janë posaçërisht për të mbledh informacione shkruan Techsot.
Të twittosh një notë muzikore të ofrohet panorama e koncerteve në hapësirën më të afërt kohore dhe më të afërt dhe si pozicion gjeografik në zonë.
Google nuk ka dhënë listën e ikonave që mund të përdoren, duke ua lënë përdoruesve në dorë eksplorimin e tyre.