Kërkohej nga autoritetet spanjolle, arrestohet Gjergj Gjoka, ishte me 4 identitete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohej nga autoritetet spanjolle, arrestohet Gjergj Gjoka, ishte me 4 identitete

    Insajderi
    23 August 2025 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit ka arrestuar në Laç shtetasin Gjergj Gjoka, 40 vjeç, i njohur gjithashtu me identitetet Gjergj Marku, Gjergj Ruqja dhe Gjergi Ruqja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

    Sipas Policisë, Gjoka akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, përfshirë “Krime kundër shëndetit publik”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

    Sipas policisë ky person ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës.

    “Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira dhe përshtatja e tyre për kultivim droge, deri te montimi i pajisjeve për kultivimin e drogës,” njofton policia.

    Gjatë operacioneve në Spanjë janë zbuluar dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes, raporton euronewsal.

    Arrestimi i tij u realizua pas koordinimit me partnerët spanjollë dhe Interpol, dhe tani po punohet për ekstradimin drejt Spanjës, në bashkëpunim me Interpol Madrid.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark