Policia e Kosovës përgjatë ditës së djeshme kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Prishtinë, një shtetas nga Arabia Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë PK’ja me anë të një njoftimi për media.
Insajderi merr vesh se personi i arrestuar është identifikuar si Mohammad Thawab Khalifah, 52-vjeçar.
Insajderi publikoi edhe fotografi të të dyshuarit:
Ai ishte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).
“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Insajderi ka arritur të sigurojë pamje se ku ndodhej i dyshuari pak momente para arrestimit. Po ashtu, ka siguruar pamje që dëshmojnë se i dyshuari ka frekuentuar zona të ndryshme të Kosovës.
Një nga to është edhe qendra tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.
Pos tjerash, ai në video shihet duke bërë jetë luksoze. Në pamjet e siguruara nga Insajderi, ai dëshmon t’i ketë blerë çantë luksoze një gruaje.
Ndiqeni videon e mëposhtme për më shumë detaje: