Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut të martën, i cili po kërkohej nga INTERPOL.
Në raportin ditor të PK’së, bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Insajderi ka marrë vesh se personi i arrestuar është Ardit Hajdari.
“Prishtinë / 09.07.2024 – NN. Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Nuk dihet se për çfarë vepre penale ishte i dyshuar personi në fjalë. /Insajderi.org/