Kërkohej nga Zvicra, ky është 56 vjeçari nga Kosova që u arrestua në kufi me Shqipërinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohej nga Zvicra, ky është 56 vjeçari nga Kosova që u arrestua në kufi me Shqipërinë

    Insajderi
    26 October 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë e ka arrestuar një 56-vjeçar nga Kosova në pikën kufitare në Morinë, për të cilin kishte fletarrest ndërkombëtar.

    Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e Shqipërisë. Siç merr vesh Insajderi nga burime të veta, personi i arrestuar nga autoritetet shqiptare është Milam Tolaj.

    “Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, shtetasi kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

    Sipas policisë shqiptare, 56-vjeçarit iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga autoritetet gjyqësore për veprat penale “mashtrim, “falsifikim i dokumenteve të duhëtimit” dhe “pastrim i parave”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark