Kërkohej për vjedhje të rëndë, 27-vjeçari ekstradohet nga Gjermania - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohej për vjedhje të rëndë, 27-vjeçari ekstradohet nga Gjermania

    Insajderi
    24 July 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë.

    I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

    “Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit. Operacioni është përmbyllur pa asnjë incident dhe në përputhje me standardet profesionale”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për kapjen e personave të kërkuar dhe të zbatojë ligjin me përkushtim të lartë, në funksion të sigurisë publike dhe sundimit të drejtësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark