Policia e Kosovës, ka shpërndarë sërish foton e dy personave duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.
Ata dyshohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Rasti ishte zbuluar në fshatin Perqevë te Klinës në një zonë me 965 bimë kanabisi.
Deri tash është arrestuar një person, dhe 5 të tjerë janë në kërkim- në arrati.
Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Insajderi thuhej se sipas raportit të inteligjencës, më 1 gusht të këtij viti të pandehurit bisedojnë mes vete për maska, për vizita në vendin e ngjarjes, për kultivimin e marihuanës dhe çështje të tjera.
Gjykata Themelore në Pejë më 11 gusht lidhur me këtë rast caktoi masën e paraburgimit ndaj Silver Qibinit.