Kërkohet angazhimi i disa personave si staf për pensionet e veteranëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet angazhimi i disa personave si staf për pensionet e veteranëve

    Insajderi
    01 March 2017 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka njoftuar kabinetin qeveritar se është duke u punuar në përpilimin e një vendimi, i cili do të lejonte angazhimin me kontratë të veçantë të disa zyrtarëve në Zyrën për Veteranët e Luftës së UÇK-së pranë zyrës së kryeministrit.

    Sipas Abrashit, këta persona do të merren me lëshimin e vërtetimeve për aplikimin e veteranëve për pensione.

    “Personat e angazhuar më parë në këtë zyre, iu është ndërprerë kontrata pas dorëzimit të Listave së veteranëve, e kjo ka shkaktuar që një numër i veteranëve të mbesin pa marrë vërtetimet e tyre”, u tha në mbledhjen e Qeverisë.

    Abrashi tha se kjo çështje do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Kurse, kryeministri Isa Mustafa tha se të përgatitet një propozim që për dy apo tre muaj të përmbyllet ky proces. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark