Prokuroria në Stamboll ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet burg shtesë për katër të paditurit për tentativën e okupimit të ndërtesës së Türk Telekom në Stamboll, në natën e 15 korrikut të vitit të kaluar, kur Organizata Terroriste FETO u përpoq të organizonte një grusht shteti në Turqi.
Në aktakuzë, e cila përfshin 13 persona ushtarakë të akuzuar për një sërë krimesh, në rastin specifik të tentativës për okupimin e ndërtesës së operatorit të telekomit gjendet edhe oficeri i lartë Nurullah Zeki Atmaca, i cili, sipas dokumenteve të puçistëve të mbledhura gjatë hetimit, pas grushtit të shtetit do të realizonte përparim të rëndësishëm në karrierën e tij, raporton AA.
Anëtarët e Organizatës Terroriste FETO të infiltruar në institucionet turke të sigurisë më 15 korrik të vitit të kaluar tentuan realizimin e një grushti të shtetit duke vrarë 249 persona dhe plagosur rreth 2.000 të tjerë.