Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me punë në interes publik për 8 studentët të cilët u proceduan pasi hodhën vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Ngjarja ndodhi gjatë një takimi në Fakulktetin e Shekncave Socilae në nëntor të vitit 2015.
Në konkluzionet përfundimtare, prokurori Julian Zonja kërkoi shpalljen fajtorë të studentëve për akuzat e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i punonjësve të policisë”.
Por si masë dënimi kërkoi atë të punës në interes të publikut, duke shmangur në këtë mënyrë dënimet me burgim apo me gjobë.
Pas pretencës, studentët e pandehur dhe përkrahësit e tyre u shprehën se nuk ishin dakord me këtë masë dënimi dhe se në seancën e radhës do t’i kërkojnë gjykatës pafajësi.
“Nuk jemi dakord me kërkesën e prokurorisë për dënimin tonë. Në seancën e radhës do të kërkojmë pafajësi nëpërmjet avokatit tonë”, tha njëri prej tyre./Top Channel