Kërkohet dënim maksimal për burrin që vrau bashkëshorten me 20 therje – nesër protestë në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet dënim maksimal për burrin që vrau bashkëshorten me 20 therje – nesër protestë në Prishtinë

    Insajderi
    13 April 2017 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 14 prill, në ora 12:00, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, protestojnë tek Sheshi “Zahir Pajaziti” për të kërkuar që vendimi mbi dënimin që i është shqiptuar vrasësit të viktimës së dhunës në familje, të ndjerës Zejnepe Berisha, të ankimohet nga prokuroria dhe të kërkohet dënim maksimal për kryerjen e veprës penale.

    Gjatë tërë kësaj tragjedie, ishte lënduar edhe vajza e tyre, andaj institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin veprimet e duhura në pajtim me ligjin, thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile që bëjnë thirrje për protestë.

    “Me 12 prill, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit vrasësi i viktimës është dënuar me vetëm 12 vjet burgim. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në nenin 179 mbi Vrasjen e Rëndë thotë se “Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili: … 1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes”. Duke marrë parasysh rrethanat se si ka ndodhur kjo vrasje, peshën e veprës dhe dhunën sistematike që viktima ka përjetuar, konsiderojmë se dënimi nuk është proporcional me veprën e shkaktuar”, thuhet në komunikatë.

    Gjithashtu, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile thonë se fakte të shumta tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është korrekt në dhënien e dënimeve të vrasësve burra dhe gra./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark