Kërkohet dorëheqja e Agim Bahtirit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet dorëheqja e Agim Bahtirit

    Insajderi
    18 June 2016 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Iniciativa Qytetare për Veprim në Mitrovicë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të komunës Agim Bahtri, pasi sipas tyre, Bahtiri nuk ka mundur të realizoi premtimin për heqjen e barrikadave mbi Ibër deri më 15 qershor.

    Kjo organizatë ka paralajmëruar një aksion simbolik para objektit të komunës për sot në orën 12.

    “Me këtë aksion simbolik kërkojmë përgjegjësi publike dhe dorëheqje nga kryetari i komunës Agim Bahtiri për fjalën dhe premtimet e dhëna për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër” , ka bërë të ditur Iniciativa Qytetare për Veprim.

    Ura mbi lumin Ibër planifikohej të lirohej për qarkullim të lirë më 15 qershor por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark