×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet dorëheqja e ministrit Maqedonci

    Insajderi
    19 October 2024 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se duhet të dorëhiqet ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

    Berisha tha se problemet në FSK-së, janë më të mëdha sesa që duken.

    “Ne do të vazhdojmë punën tonë në thirrjen në përgjithësi, edhe në raportim të komandantit por edhe të ministrit që e ftoj të jap dorëheqje se nuk ka çka me na tregu ma, nëse vazhdon me rrejt tërë kohën. Problemet në FSK janë më të mëdha se ato që i kemi përmend, nuk është e vërtet se këta kanë plotësu ndonjë kriter apo e kanë avancu çështjen e FSK-së. Janë interferimet partiake në ministrinë e mbrojtjes, të njerëzve jo legjitim, të pazgjedhur, pa mandat që interferojnë në tërë këto punë”, ka deklaruar Berisha për Blic.

    Sa i përket çështjes së ushqimit të FSK-së, Berisha thekson se janë dy grupe nga e njëjta parti që dëshirojnë të marrin tendera dhe të përfitojnë. Sipas tij, zëvendësministri i Mbrojtjes dhe sekretari së bashku me disa deputetë tjerë janë të ndikuar nga Dejona Mihali.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark