Kërkohet heqja e barrikadës mbi lumin Ibër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet heqja e barrikadës mbi lumin Ibër

    Insajderi
    20 June 2016 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përcaktimi i kufirit administrativ mes dy komunave të Mitrovicës, jugore dhe asaj veriore, po vazhdon ta mbajë peng edhe heqjen e barrikadës mbi lumin “Ibër”.

    Nënshkrimi i marrëveshjes, që do të definonte kufirin administrativ mes dy komunave, është duke u kundërshtuar vazhdimisht nga kryetari i Mitrovicës në pjesën jugore të qytetit, Agim Bahtiri. Ndërkohë, qytetarët shqiptarë por edhe ata serbë, kërkojnë që barrikada të hiqet sa më shpejtë.

    Kryetari i komunës së Mitrovicës në pjesën veriore, Goran Rakiç, ka vënë kusht që pa përcaktimin e kufijve administrativë mes komunës së Mitrovicës jugore dhe asaj veriore, nuk do të hiqet as barrikada mbi urën e lumit “Ibër”. Mirëpo, për kryetarin e komunës Agim Bahtiri, një kërkesë e tillë është e papranueshme dhe nuk do të realizohet asnjë më shumë sesa ajo që është e përcaktuar me “Pakon e Ahtisarit”.

    Serbët e kishin pasur një plan tjetër, një hartë tjetër dhe dëshironin me marrë me lumin “Ibër” e jo me kufijtë administrativë që janë negociuar në vitin 2004, janë ratifikuar në Kuvendin Komunal në vitin 2006 dhe janë ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës në vitin 2008 bazuar në Planin e Ahtisarit.

    Ndonëse liria e lëvizjes është përmirësuar kohëve të fundit në Mitrovicë, qytetarët që jetojnë në pjesën veriore, shqiptarë por edhe ata serbë, barrikadën e shohin si një bllokadë të panevojshme, shkruan RTK.

    “Kjo barrikadë është e panevojshme, dhe sikur të ishte ura e hapur do të ishte shumë më e mirë si për shqiptarë ashtu edhe për serbë”, ka thënë qytetar nga Mitrovica e veriut.

    Situata tani është më e mirë në krahasim me periudhën kohore 10 vjet më parë. Do të ishte shumë mirë sikur të hiqej barrikada këtu mbi këtë urë, ka thënë një qytetar tjetër mitrovicas.

    Barrikada mbi urën e lumit “Ibër” ishte vendosur nga serbët në qershor të vitit 2014, ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiç, kishte thënë se pas konsultimeve të vazhdueshme me Qeverinë e Serbisë ka marrë vendimin për ndërtimin e të ashtuquajturit “Parku i Paqes” mbi urën e Ibrit.

    Për heqjen e kësaj barrikade ishin dhënë premtime të shumta nga kryetari Agim Bahtiri, por edhe përfaqësues qeveritarë. Megjithatë, për dy vjet të tëra, i ashtuquajturi “Park i paqes” vazhdon ta mbajë të bllokuar urën e cila e lidh qytetin më të pasigurt që nga pas lufta në Kosovë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark