Kërkohet hetim penal ndaj Bashës pas thirrjeve për dhunë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet hetim penal ndaj Bashës pas thirrjeve për dhunë

    Insajderi
    25 February 2017 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Tiranës ka kërkuar hetim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për thirrje publike për veprime të dhunshme. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

    Në protestën e të premtes, për policinë Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve që të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore, njofton Top Channel.

    “Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat…… ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, ka thënë Basha më 24 shkurt.

    Hetimet ndaj tij kanë nisur për thirrje publike për veprime të dhunshme, parashikuar në nenin 223 të Kodit Penal. Në këtë nen thuhet se: “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark