×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kërkohet hetim për tenderin 8.5 milionë euro të Përparim Ramës me të dënuarin për mashtrim

    Insajderi
    29 April 2023 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata joqeveritare AVONET kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të hetohet tenderi me vlerë 8 milionë e 497 mijë euro i komunës së Prishtinës me kompaninë Sallahu.

    “AVONET shpreh shqetësimin e thellë se Komuna e Prishtinës shpërblen me tender me vlerë 8,497,801.66 € operatorin ekonomik që zyrtari (punonjësi, drejtues, menaxher ose drejtor) është i dënuar me një aktgjykim të formës së prerë dhe është fajtor për kryerjen e veprës penale për falsifikim të dokumentit zyrtar”.

    AVONET ka informuar Komunën e Prishtinës me 15.03.2023 se Operatori Ekonomik Sallahu duke u bazuar edhe nga intepretimi i KRPP-së se: “nuk ka të drejtë të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose ekzekutim të kontratës në çoftë se i njëjti është shpallur fajtorë nga ndonjë gjykatë kompetente gjatë 10 viteve të kaluara nga data e publikimit të njoftimit”.

    AVONET ka identifikuar se dokumentacioni i ofertës së Sallahut në aktivitetin e prokurimit të projektit me titullin: “Ndërtimi i rrugës A – pjesa e parë” tregon se N. S. është zyrtar i OE “Sallahu” shpk, duke figuruar në listat e pagave dhe deklarimeve vjetore për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe në noterizimin e certifikatës ISO dhe poashtu ai ishte prezent edhe në fillimet e punimeve.

    AVONET gjithashtu ka identifikuar se në dosjen e tenderit, janë të pranishme kontrata të realizuara dhe referenca e inxhinierëve dhe udhëheqësve të punës, të nënshkruara nga N. S., të cilat janë përdorur si bazë për të plotësuar kriterin për të ofertuar dhe për më tepër ky OE është recidivist i veprave penale të lartëcekura.

    “Kjo tregon se përfaqësuesit e OE kanë bërë vepra dyshuese për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe deklarim të rremë nën betim. Në përfundim, AVONET ka shprehur shqetësimin e saj për praktikat e tilla, të cilat krijojnë një praktikë të keqe në fushën e prokurimit dhe kërkon veprime nga autoritetet relevante Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës për të ndërmarrë masa të nevojshme për të siguruar transparencën dhe integritetin e procesit të prokurimit publik në Kosovë”, thuhet në reagimin e AVONET.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark