×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet largimi i mësueses shqiptare, i linte nxënësit të luanin me letra në klasë

    Insajderi
    15 October 2021 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që prej ditës së parë të shkollë, nxënësit e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare Haxhi Qira në fshatin Borizanë të Krujës, nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimore pasi prindërit e këtyre fëmijëve denoncojnë mësuesen Neada Laçi për paaftësi në mësimdhënie.

    Ata thonë se fëmijët e tyre që kanë patur të bëjnë ndër vite me këtë mësuese nga klasa e parë dhe deri në klasë të pestë, janë të pamësuar. Vetë nxënësit e kësaj shkolle që këtë vit janë në klasë të 6-të, tregojnë se si i zhvillonte orët e mësimit mësuesja e tyre.

    Ato tregojnë se mësuesja gjatë orës së mësimit vendoste vetëm rezultate të larta, fëmijëve u jepte lekë nga lekët e saj që të blinin letra bixhozi.

    Nxënëset tregojnë se ndonjëherë ajo u mbyllte derën e klasës me çelës që fëmijët t’mos i dilnin nga klasa.Prindërit thonë se kanë kërkuar prej kohësh që kjo mësuese të mos jetë më në këtë shkollë dhe drejtori nuk ka bërë asnjë lëvizje pasi sipas tyre ky I fundit është i presionuar nga bashkëshorti i mësueses i cili është në pozicionin avokat në qytetin e Krujës.

    Prindërit janë zotuar që nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje, fëmijët e tyre nuk do t’i dërgojnë në shkollë. Gjatë një bisede të prindërve me drejtorin e shkollës zotin Maliq Xhafa ky I fundit pranon se baskëshorti I mësueses ka kërcënuar nën drejtorin e kësaj shkolle.Gjatë mbledhjes që u bë me prindërit e nxënësve të klasës së pare, drejtuesve të shkollës dhe mësueses I pranishëm ishte gjithashtu dhe bashkëshortit.I kësaj të fundit I cili deklaroi se me apo pa dëshirën e prindërve mësuesja do të japë përsëri mësim. Në mesin e mbledhjes bashkëshorti i mësueses zhvendoset nga fillimi i klasës në fund në prani të bordit drejtues të shkollës dhe konfliktohet me prindin e një fëmije.

    Prindërit kërkuan që kushdo që ishte I jashtëligjshëm në atë sallë të largohej, por drejtori nuk bëri asnjë lëvizje.


    I pyetur nga gazetarët e “Fiks Fare” jashtë ambienteve të shkollës se përse duhet të ishte në mbledhjen me prindër, ai tha se kishte qenë drejtori ai që e kishte kërkua të ishte i pranishëm dhe se nuk ishte e vërtetë asnjë akuzë që rëndonte mbi të dhe bashkëshorten e tij.

    Në një përballje me prindërit, drejtori i shkollës tha se do të bëhej zëvendësim i menjëhershëm i mësueses aktuale për të cilën ankohen prindërit dhe do të emërohet një mësuese tjetër.

    Mësuesja për të cilën prindërit ankoheshin do të zhvillojë lëndën e Edukimit Fizik, Muzikë dhe Vizatim pasi për këto 3 lëndë është e aftë të udhëheqë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark