Kërkohet nga Google, Facebook, YouTube dhe Twitter ta luftojnë propagandën ruse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kërkohet nga Google, Facebook, YouTube dhe Twitter ta luftojnë propagandën ruse

    Insajderi
    28 February 2022 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polonia, Lituania, Letonia e Estonia kanë kërkuar që të luftohet propaganda e dezinformimi nga Rusia.

    Këto kanë shtetet i kanë bërë thirrje Google, Facebook, YouTube dhe Twitter-it që të bëjnë më shumë për të trajtuar dezinformimin në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, shkruan the Guradian përcjell Insajderi.

    Në një letër të përbashkët drejtuar shefave ekzekutivë të katër kompanive, katër kryeministrat kanë kritikuar gjigantët e teknologjisë për mosbërjen e mjaftueshme për të “adresuar sulmin e paprecedentë të qeverisë ruse ndaj së vërtetës”.

    Në letër thuhet:

    Dezinformimi i Rusisë është toleruar në platformat online prej vitesh; ata tani janë një ndihmës i luftës kriminale të agresionit që qeveria ruse po zhvillon kundër Ukrainës dhe botës së lirë.

    Krerët e këtyre shteteve u kërkuan kompanive të pezullojnë llogaritë zyrtare të institucioneve qeveritare ruse dhe bjelloruse, mediat e kontrolluara nga shteti dhe llogaritë personale të udhëheqjes së vendeve që shpërndajnë vazhdimisht dezinformata rreth situatës në Ukrainë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark