Kërkohet nga top klubet evropiane, Fermin Lopez merr vendimin për të ardhmen e tij - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Kërkohet nga top klubet evropiane, Fermin Lopez merr vendimin për të ardhmen e tij

    Insajderi
    24 June 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një sezon ku ka treguar përmirësim të madh, Fermin Lopez ka dëshmuar se mund të jetë një aset i çmuar për Barcelonën.

    Lojtari gëzon besimin e trajnerit Hansi Flick, i cili vlerëson lart cilësitë e tij dhe e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit të ri.

    Barcelona vjen pas një sezoni të shkëlqyer, me fitimin e trefishtë në Spanjë si Superkupën e Spanjës, Kupës e Mbretit dhe La Ligan.

    Ndërkohë, drejtori sportiv Deco po punon për të përforcuar skuadrën, ndërsa priten edhe disa shitje për të balancuar financat.

    Fermin Lopez ka fituar reputacion në treg, duke tërhequr interesimin e klubeve të mëdha si Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munich.

    Edhe pse ka pasur interes nga Arabia Saudite, lojtari nuk mendon të largohet dhe dëshiron të vazhdojë te Barça.

    Mundo Deportivo ka raportuar se Fermin ka refuzuar të gjitha opsionet pasi është i vendosur t’i qëndrojë besnik Barcelonës edhe për shumë vite.

    Hansi Flick synon të sigurojë që Fermin, i cili ka kontratë deri në vitin 2029, të mbetet pjesë e skuadrës dhe të vazhdojë rritjen e tij.

    22-vjeçari në sezonin e fundit ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 10 asistime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark