Kërkohet paraburgim edhe për katër muaj të tjerë për Azem Sylën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim edhe për katër muaj të tjerë për Azem Sylën

    Insajderi
    24 May 2016 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tome Gashi, avokati i ish-deputetit Azem Syla, i arrestuar disa javë më parë nën dyshimin për krim të organizuar me prona shtetërore, ka njoftuar se një prokuror i EULEX-it ka kërkuar që Sylës dhe të tjerëve t’iu vazhdohet paraburgimi edhe për katër muaj të tjerë.

    Prokurori pretendon se ende ekzistojnë arsyjet për vazhdimin e paraburgimit, spese sipas tij ende ekziston rreziku i ikjes,rreziku i pengimit të procedurës penale dhe rreziku i përsëritjës së vepres penale, ka thënë Gashi.

    “Mbrojtja e Azem Sylës do të kundërshtoj këtë kërkesë, ngase vazhdimi i paraburgimit ndaj ish Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mund të konsiderohet vetëm si dënim i tij dhe në asnjë mënyrë si masë ligjore për zhvillimin e papenguar të hetimeve në këtë çështje penale.  Është pak sa e pakuptueshme dhe juridikisht e paarsyeshme që Prokurori të kërkoj vazhdimin e paraburgimit për 8 të dyshuar, ndërsa hetimet në këtë çështje janë duke u zhvilluar për 52 persona”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Si është e mundur që Prokurori ti hetoj të gjithë për veprën penale të krimit të organizuar dhe të lejoj që 44 të dyshuar të mbrohen në liri pa asnjë masë kufizuese dhe 8 të tjerë të qëndrojnë në paraburgim. Nëse kemi të bëjmë me krim të organizuar, atëherë ligji do të duhej të vlente për të gjithë njejtë, e jo ligji të përdoret në mënyrë selektive”, ka shtuar ai.

    Azem Syla u dorëzua tek prokurorët më 29 prill, disa ditë pasi kishte qëndruar në Tiranë edhe pse ishte në kërkim të autoriteteve shtetërore./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark