×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme

    Insajderi
    17 October 2024 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit R.J., për shkak të dyshimit të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe ”Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, shkruan Insajderi.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Tetor 2024, në Ferizaj, i pandehuri ka përpiluar dokument të falsifikuar, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumentit si origjinal dhe duke e përdorur me dije, në atë mënyrë që ka bërë një autorizim të falsifikuar në emër të M.Sh., kinse është bërë tek noterja E.M., në Maqedoninë e Veriut, me anë të së cilës autorizon veten për të lidhur një kontratë të shit-blerjes, në mënyrë që t’ia shet pronën e paluajtshme të M.Sh., personit P.D., përmes aktit noterial në shumë prej 50,000.00 Euro, me të cilën ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1 të KPRK-së.

    “Po ashtu, ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me datë 16 Tetor 2024, rreth orës 14:30 në Ferizaj, rruga e “Reçakut”, përkatësisht në zyrën e noterit, i pandehuri me qëllim që të vërtetoj një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore ka tentuar të vë në lajthim noterin S.Sh., në atë mënyrë që prezanton autorizimin e falsifikuar të lartcekur dhe tenton që me të njëjtin të lidh një kontratë të shit-blerjes, për t’ia shitur pronën e paluajtshme të M.SH., personit P.D., në shumë prej 50,000.00 Euro, me ç’rast pas prezantimit të këtij autorizimit, noteri verifikon përmes e-mailit me noteren E.M. nga Maqedonia e Veriut dhe nga e cila konfirmohet se fare nuk është lëshuar ai autorizim dhe se nënshkrimi i saj dhe i përkthyeses është i falsifikuar, me të cilën ka tentuar të kryej veprën penale” Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    I pandehuri që nga data 16 Tetor 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark