Kërkohet paraburgim për burrin nga Gjakova që rrahu gruan shtatzënë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për burrin nga Gjakova që rrahu gruan shtatzënë

    Insajderi
    26 August 2022 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim L.H pasi dyshohet se ka rrahur gruan e tij shtatzëne, shkruan Insajderin.

    Rasti ka ndodhur me 24 gusht në shtëpinë e tyre në Malishevë.

    “Pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, i njëjti e gjuan me një shishe birrë e cila nuk e godet, dhe pastaj ngjitet lartë në katin e dytë duke e kapur për krahu e tërheq zvarrë shkallëve deri poshtë, me çka të njëjtës nga zvarritja nëpër shkallë i shkakton lëndime trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë përcjell Insajderi.

    Vepra është cilësuar “lëndim i lehtë trupor”.

    “Prokuroria njofton se, më 24 gusht 2022, ne Komunën e Malishevës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët , i pandehuri L.H., i shkakton lëndime trupore bashkëshortes se tij, të dëmtuarës M.P., viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë”.

    Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark