Kërkohet paraburgim për ministrin Fikrim Damka dhe të dyshuarin tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për ministrin Fikrim Damka dhe të dyshuarin tjetër

    Insajderi
    11 February 2025 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe të dyshuarit tjetër F.D.

    Lajmin e ka konfirmuar, Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    “Prokuroria ka dërgu kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Lekajt.

    Zëdhënësi shtoi se secili i pandehur veç e veç dyshohet për dy vepra penale “Sulm” dhe “Kanosja”.

    Damka është kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës (KDTP). 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark