Kërkohet paraburgim për shoferen që shkaktoi aksidentin tragjik në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për shoferen që shkaktoi aksidentin tragjik në Prizren

    Insajderi
    29 April 2024 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.G., e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

    Lajmin e ka konfirmuar Fitore Mehmeti, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila tha se M.G dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

    “Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin e aksidentit me fatalitet të ndodhur në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me rastin, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, konfirmoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark