Kërkohet parandalimi i krimit kibernetik në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet parandalimi i krimit kibernetik në Kosovë

    Insajderi
    10 May 2016 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu u tha sot në takimin e grupit punues për Implementimin e Strategjisë Shtetërore për Sigurinë Kibernetike, i cili u udhëhoq nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa.

    Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Mustafa pasi falënderoi përfaqësuesit e institucioneve për punën e deritanishme,  theksoi se pas marrjes së kësaj pozite presin bashkëpunim edhe më të mirë me të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira nëpërmbushjen e aktiviteteve sipas planit të veprimit.

    “Është obligim i secilit institucion që të përmbushi të gjitha obligimet që i janë ngarkuar me këtë strategji sipas panit të veprimit, në mënyrë që edhe neve si MPB, si koordinatore e strategjisë ta kemi më të lehtë përmbushjen e aktiviteteve”-, theksoi zëvendësministri Mustafa.

    Koordinatori Nacional po ashtu bëri të ditur se është duke u diskutuar edhe çështja e rishikimit të Ligjit për Luftimin e Krimit Kibernetikë, ligj ky i cili më herët ka qenë i sponsorizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, por që me Strategjinë e Sigurisë Kibernetike është lënë në kompetencën e MPB-së.

    Gjithashtu, Koordinatori Nacional njoftoi të pranishmit se janë filluar përgatitjet për hartimin e Projekt – Ligjit për Infrastrukturën Kritike të Informacionit.

    Nga ana e përfaqësuesve të institucioneve u raportua për aktivitetet e zhvilluara konform obligimeve që dalin nga strategjia.

    Në fund, Koordinatori Nacional njoftoi të pranishmit se gjatë këtij muaji do të emërohet Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark