×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet përjashtimi i Xhevat Krasniqit nga UP-ja, akuzohet për ngacmim seksual

    Insajderi
    26 March 2024 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Feministe ka protestuar të martën para Fakultetit të Edukimit, duke kërkuar shkarkimin e profesorit të këtij fakulteti, Xhevat Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit të Etikës.

    Aktivistët thanë se mungesa e reagimit nga UP-ja jo vetëm që normalizon, por edhe institucionalizon ngacmimin seksual brenda këtij institucioni.

    Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës. Ai vazhdon të ligjëroj në Fakultetin e Edukimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark