![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur për zhvillimet në veri të vendit.
Sheholli i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi është shprehur i zhgënjyer nga neglizhenca e treguar sipas tij nga ana e krerëve të institucioneve kosovare, duke filluar nga presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti.
Ai i ka sugjeruar që ndonjëherë të “doken” në Veri edhe fizikisht teksa vet po jepte interviste nga sheshin “Car Llazari’, në Mitrovicën e Veriut.
“Po i bëjmë të fala të gjithëve këtu nga ky vend për të cilin shumë rrallë e përmall vijnë krerët e institucioneve të Kosovës, duke filluar nga kryeministri, kryeparlamentari e presidentja këtu në terren e prandaj po ju themi terreni është në Veri të Mitrovicës së Kosovës. Jemi këtu për të shikuar dhe mbledhur informacione në emër të Institutit për Afrimin e marrëdhënieve ndëretnike, që ka të bëjë me gjendjen aktuale të kësaj pjese”, ka thënë drejtori i IAMN.
Sipas tij sovraniteti në atë pjesë është zbehur tejmase, aq sa shprehet se në të kalurën ka qenë shumë më mirë.
“Ne të gjithë po them që është e qetë por kjo situatë, unë në bazë kësaj çka po shohim ditë për ditë ka shumë më pak sovranitet të Republikës së Kosovës se që kishte vitet e kaluara. Për arsye se asnjë institucion i Kosovës përveç Policisë tonë që është prezentë në këtë pjesë nuk punojnë, as komunat, as asamblesistët asnjë çështje që ka të bëjë me mirëqenien e qytetarëve, prandaj unë shpresojë që institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kenë kujdes të veçantë për këtë gjendjen të krijuar, Të shpresojmë dhe besojmë kur publikohet ky emisioni i juaji mos të kemi barrikada në veri të Kosovës”, deklaroi Sheholli.
Republika e Kosovës u tërhoq nga dy vendime. Një zmbrapsje për targat e pati Albin Kurti si Kryeministër e një tjetër për zgjedhjet Vjosa Osmani si Presidente.
Emisioni i plotë: Kur fryn Veriu