Deputeti laburist në parlamentin britanik, David Lammy, ka kërkuar që parlamenti të votojë kundër miratimit të referendumit për dalje nga Bashkimi Evropian.
Ai ka thënë se parlamenti duhet “ta ndalojë këtë çmenduri” për shkak se sipas tij, referendumi ka pasur funksion këshillues por jo edhe obligues për shtetin, njofton The Independent.
“Zgjohuni. Ne nuk kemi pse ta bëjmë këtë,” ka thënë ai përmes Twitter.
“Ne mund ta ndalojmë këtë çmenduri dhe të përfundojmë këtë ankth,” ka shkruar ai.
Në anën tjetër, një milion njerëz tashmë kanë votuar një peticion për një referendum të dytë në Britani./Insajderi.com