Kërkohet që të ndalohen pagesat e jashtëligjshme për shpenzimin e energjisë në Mitrovicën e Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërkohet që të ndalohen pagesat e jashtëligjshme për shpenzimin e energjisë në Mitrovicën e Veriut

    Insajderi
    09 January 2022 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria Kurti vitin që lamë pas ka paguar miliona euro për energjinë e shpenzuar në veri të vendit. Ndonëse sa ishte në opozitë e kundërshtonte ashpër këtë pagesë.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala në “InDoks”, ka thënë se ka ardhë koha kur Kurti duhet ta dëshmoje vetën, për pagesat e paligjshme që sipas tij po bëhen për rrymën në veri.

    Deri tani Shala thotë se Kurti nuk ka ofruar zgjidhje për këtë çështje përkundër premtimeve.

    “Tash le ta vërtetojnë, tash i kanë mekanizmat në dorë, tash le ta shohin çka është kjo rrjedhje e para në drejtim të veriut pse nuk po e ndalin, vitin që e lam ka kaluar 300 milionëshin që kanë shku pa asnjë bazë ligjore për pagesat në veri. Vitin që po vjen kemi me arrit sipas planifikimit të kostove mbi 38 milionë prapë kanë me shku në veri, pse nuk po e ndërprenë, ne e patëm një rezolutë në Kuvend, gjashtë muaj afat vetë u zotua se brenda 6 muajve ne do ta bëjmë zgjidhjen, u bënë 9 muaj asnjë zgjidhje për veriun”, ka thënë ai për InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi.

    Shala i cili njëherit është edhe kryetar i komisionit për Ekonomi ka kërkuar që të ndalet keqpërdorimi i parës, të cilat sipas tij po derdhen ne veri.

    “Pra po vazhdon vjedhja e parës, pra janë procese politike të cilat vet shumë rëndë i kanë akuzuar e sot po I bëjnë, janë orvatë përmes portave të dyta ose përmes KEK-ut ose KOST-it por parat janë të taksapaguesve tonë. Parat janë të qytetarëve nga buxheti i konsoliduar i Kosovës që po derdhet në veri dhe nuk po ndalet, tash sa janë shkuar në të kaluarën dhe sa po shkojnë sot megjithatë janë të matshme, të llogaritshme çka po ndodh sot. Sot më shumë vetëm në KEK që praktikisht KEK nuk ka importu rrymë përmes KEK-ut shkuan në KEDS janë nja 20 milionë që shihen të prekshme, para vitit të ri plus vazhdimi prapë. Shikojeni sa po importojmë sot energji”, deklaroi ai.

    Së fundmi kjo qeveri mori vendim që të ndalohet prodhimi i kriptovalutave duke e lidhur me funksionimin e tyre me krizën energjetike. Veriu i vendit njihet si zona ku më së shumti prodhohen këto valutat digjitale.

    Deputet Shala problemin me kriptovalutat që prodhohen në Veri e kishte denoncuar shumë kohë më parë.

    “Veriu tashmë është një poligon, një zonë e caktuar ku operojnë lirshëm, falas koncersiume kompani, individë që fatkeqësisht shumica prej tyre janë jashtë Kosovës për shkak të çmimit 0 që e japin për energji e kemi ngritë këtë shqetësim, janë të matshme vetëm me shku me pyet në institucionet energjetike e shohim se sa është rrit”.

    “Është fol shumë që është rrit konsumi por njëri prej faktorëve kryesor që është rritur konsumi edhe gjatë verës jo vetëm gjatë dimrit në pjesën veriore ka qenë saktësisht veprimtaria e Bitcoin-it se nëse është rritur konsumi familjar gjatë stinës së dimirit është e kuptueshme por gjatë verës është rritur konsumi në pjesën në veri, në vjeshtë është kanë e rritur krejt pra kemi ardhur në konstatim që atje kemi një veprimtari ilegale të prodhimit të bitcoin-ave asnjë regimi institucional tek tash kemi vendimin pasi ne ua dhamë idenë e shpalljes së gjendjes emergjente, pastaj ne ia shpjeguam që ligji është fleksibil dhe në njëfarë forme dul vendimi I fundit që prapë ju jep hapësirë lgijore me intervene në pjesën në veri.

    “Unë po pres që qeveria së paku në pjesën e veriut ndaj qytetarëve që nuk janë shtetas së paku të Kosovës të kemi reagime publike”, tha Shala.

    Për InDoks ka folur edhe Pal Lekaj i AAK-së duke komentuar pagesat që janë bërë në veri nga Qeveria Kurti ka thënë se nëse vazhdohet me këtë avaz rrezikon të falimentojë edhe ndërmarrja KOSST.

    “Kur jemi tek pagesa e faturave në veri të Kosovës mendoj që këto edhe këtu ne kemi paralajmëruar, janë zotuar se këto pagesa do të bëhen vetëm për 6 muaj dhe është pru një rezolutë një vendim i parlamentit të Kosovës dhe qeveria është zotuar që këto pagesa nuk do të zgjasin prapë po vazhdon pagesa e tyre prej 11 milionëve deri në muajin nëntor ka shkuar në 17.7 milionë dhe deri në fund të dhjetor të vitit fiskal 2021 kanë paguar 27.7 milionë dhe e kanë detyruar ndërmarrjen KOSST të bëjë pagesën që nuk ka ndodhur asnjëherë dhe pothuajse se nëse vazhdon pagesa për veri për ata qytetarët që janë të pa ndërgjegjshëm, dhe të vazhdojë në këtë drejtim do të falimentojë edhe ndërmarrja KOSST, mendoj që është e padrejtë dhe mendoj që Qeveria duhet të paguajë zotime që i ka pasur por jo në pafundësi”, ka thënë ai.

    Lekaj ka kërkuar që vendimi për ndalimin e kriptovalutave të aplikohet fillimisht në veri.

    Theksojmë se Republika e Kosovës tashmë është në krizë energjetike. Një vendim për reduktime për së paku dy muaj ka kaluar. Po të mos ishte ndihma e Shqipërisë, vendi mund të përballej me reduktime madje edhe në netëve të Vitit të Ri.

    Dokumentari i plotë: InDoks | Premtuesi i shpresës që riktheu terrin e pasluftës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark