Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se gjatë mbledhjes së dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, e cila po mbahet në Strasburg është rekomanduar hetim i të gjitha rrethanave për vdekjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Përmes një njoftimi për media, partia më e madhe opozitare njofton se amendamenti i votuar unanimisht kërkon që të hetohen edhe përgjegjësia e mundshme e institucioneve shtetërore në këtë rast.
“Ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve dhe shoqeve të aktivistit të ri politik, z. Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim nën rrethana të dyshimta dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të hetojnë tërësisht të gjitha rrethanat e vdekjes së tij, duke përfshirë çfarëdo pretendimi të përdorimit të tepruar të forcës nga cilido zyrtar i zbatimit të ligjit, si dhe përgjegjësinë e mundshme të institucioneve shtetërore; ka theksuar se nëse ndonjë vepër e gabuar ka ndodhur, është dashur të ndiqej dhe të dënohej rëndë si shembull;”.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe deputtja Donika Kadaj, të cilën po marrin pjesë në këtë mbledhje kanë folur edhe për dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe për përndjekjen që u bëhet aktivistëve politikë.
“Po ashtu, është kërkuar edhe lirimi i pesë aktivistëve që vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht”, thuhet në komunikatën e VV-së.