Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws” dhe “Pylli i Arinjve” kanë bërë të ditur se i bashkohen protestimit kundër zhvillimeve të fundit në qytetin e Podujevës dhe veprimeve tjera ku vriten kafshët.
“Veprimet e tilla janë të papranueshme, ne jemi kundër çdo veprimi tjetër të kundërligjshëm që merret nga kushdo, ndaj kafshëve të pambrojtura”, shkruan në njoftim.
Ata kanë ftuar Qeverinë e Kosovës, kryetarët e komunave, shkollat dhe shoqërinë civile të bashkohen në trajtimin njerëzor të këtyre kafshëve në nevojë.
Sipas tyre “kapja, sterilizimi, vaksinimi, lirimi është metoda më humane dhe e provuar për zgjidhjen e këtij problemi”, shkruan në fund të reagimit.
Para disa jave gjuetarët e shoqatës “Llapi” kanë vrarë qentë endacak nëpër qytet gjatë kohës sa ata ishin duke fjetur.
Komuna e Podujevës me 3 prill i ka dhënë tender Shoqatës së Gjuetarëve “Llapi” në Podujevë në shumën prej 7 mijë e 467 eurove. /Insajderi.com