Kërkohet urdhër arrest ndaj ish kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet urdhër arrest ndaj ish kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq

    Insajderi
    19 August 2025 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka kërkuar urdhër-arrest ndaj Goran Rakiqit, ish-kryetar i Listës Serbe.

    Kërkesa i është drejtuar Gjykatës Themelore e Prishtinës pasi politikani serb nuk është paraqitur pas tri ftesave të dërguara nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore të vendit, në vitin 2022.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta. Ajo tha se Rakiq “është ftuar tri herë, por nuk është paraqitur, fillimisht duke arsyetuar mungesën me probleme shëndetësore, ndërsa për dy ftesat e tjera nuk ka dhënë ndonjë arsyetim”.

    Arsyeja ka të bëjë me vendosjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit, gjatë vitit 2022, kur Rakiqi ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

    “Me qëllim të sigurimit të prezencës së G.R, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj tij”.

    Nga Prokuroria gjithashtu konfirmuan se tashmë veçse ka përfunduar intervistimi i të pandehurve Zllatan Ellek, Igor Simiq dhe Sllavko Simiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark