Kërkoi rastësisht emrin dhe mbiemrin e partnerit në internet, mësoi se e tradhtonte dhe kishte një fëmijë me tjetër - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kërkoi rastësisht emrin dhe mbiemrin e partnerit në internet, mësoi se e tradhtonte dhe kishte një fëmijë me tjetër

    Insajderi
    09 August 2021 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përdoruese e Tik Tok ka mbetur e shokuar kur ka mësuar jetën e dyfishtë të partnerit.

    Ajo kërkoi rastësisht në internet emrin dhe mbiemrin e partnerit dhe mësoi të gjithë të vërtetën. Ajo kuptoi se i dashuri i saj, kishte një djalë dhe fëmija ishte sjellë në jetë gjatë viteve të lidhjes së tyre.

    “Isha mërzitur duke qëndruar në shtëpi e vetmuar, vendosur ta shtyp emrin dhe gjeta një regjistër të foshnjave që kanë lindur në janar të këtij viti – ai ishte regjistruar si baba”, ka shpjeguar kjo vajzë.

    Priscill dhe tashmë ish-partneri ishin në pushime, kështu një ditë humbi telefonin dhe portofolin, e kur diskutuan për atë se si të mbajnë kontakte kur të kthehen, ai i kishte thënë se nuk duhet të brengoset se do të blejë një telefon të ri.

    “Kaluan disa ditë që kur jemi kthyer nga pushimet, e ai as që më ka telefonuar – mendova se do ta gjej disi në internet”, ka vazhduar Priscill historinë e saj.

    E shumë përdorues në TikTok i kanë parashtruar pyetje, kryesisht se si është e mundur që nuk i është dukur e çuditshme që në ditët e sotme partneri i saj të mos ketë llogari të hapura në rrjetet sociale.

    “Në fillim të lidhjes me tha që ka një profil në platformat sociale, por se e ka shlyer – e unë shumë naive i kam besuar”, është përgjigjur vajza.

    Kur zbuloi faktet shokuese, Priscill vendosi të kërkoj edhe emrin e nënës në librin e regjistrit.

    “Gjeta një grua dhe fotografitë me të dhe të birin. Shikova fotografinë tërë kohën dhe prisja që dikush do të vijë dhe të më zgjojë nga kjo ëndërr e keqe”, ka shpjeguar ajo.

    Ditë të tëra i kaloi duke u munduar të rilidhë kontakt me të, por çdoherë lajmërohej sekretaria, kështu vendosi t’i dërgojë t’ia dërgojë të gjitha dëshmitë që i kishte gjetur për të.

    “E kuptova që i kishte parë të gjitha mesazhet e mia, e ai dhe gruaja e tij më kishin bllokuar”, ka shtuar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark