Kërkon 10 miliardë $ nga Apple, pretendon se i vodhi idenë për iPhone-n – Insajderi
×
  • Biznes
  • Teknologji

    Kërkon 10 miliardë $ nga Apple, pretendon se i vodhi idenë për iPhone-n

    Insajderi
    21 July 2016 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë në Florida ka paditur Apple për 10 miliardë $, duke pretenduar se kompania e famshme i ka vjedhur idenë kur është prodhuar iPhone nëntë vite më parë.

    Thomas S Ross paraqiti një licencë për një “pajisje elektronike leximi” (ERD), në vitin 1992, e cila dukej si një vegël dore drejtkëndore me një ekran.

    Në padinë e tij thuhet se ai ishte njeriu i parë që paraqiti një pajisje të projektuar në këtë mënyrë, duke i dhënë formë një kombinimi të medias dhe mjeteve të komunikimit, identiteti i të cilëve ishte rrëmbyer që atëherë, duke u shfrytëzuar nga iPhone-I, iPod, iPad dhe të tjerët.

    Të përfshira në paraqitjen e padisë janë vizatime të licencës origjinale të Ross. Thomas pohon se riprodhimet e vetë Apple “janë në thelb të njëjta si vizatimet e tij teknike të ERD. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark